OKB

Dështon seanca e Këshillit të Sigurimit e thirrur nga Rusia për 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca Këshillit të Sigurimit të Kombeve Bashkuara në Nju Jork e thirrur nga Rusia në 25-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të aleatëve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.

Vetëm tre anëtarë votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili nuk ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku ishte kërkesa e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

VIDEO BONUS: