Seanca

Dështon mocioni i PSD-së, Kuvendi nuk i vendos të parat pikat për Tribunalin

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare.

Në rend dite janë edhe pikat për rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, si dhe formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, deputet i PSD-së, Driton Çaushi ka kërkuar mocion procedural që dy pikat e lartëpërmendurat të vendosen si të parat në rendin e ditës.

Mirëpo, i njëjti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.

Kësisoj, Kuvendi ka vazhduar me pikat e deklarimit jashtë rendit të ditës, si dhe pyetjet parlamentare.