Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak përplasja mes Arben Gashit e këshilltarit të Konjufcës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë, nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij.

“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.

“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.