​Dështon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, polemika në mes pozitës dhe opozitës

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku do të raportonte Komisioni i Pavarur për Media.

Komisioni parlamentar nuk kishte votat e mjaftueshme për të miratuar rendit e ditës, pasi deputetët opozitarë nuk morën pjesë në votim, gjë e cila nxiti polemika pozitë-opozitë.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani tha se të njëjtën mbledhje do ta thërras sërish ditët në vijim.