Dështon ideja e Kurtit, ambasadori i Amerikës nuk i shkon në takim


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pësuar një goditje të rëndë në përpjekjet e tij për ta imponuar lojën e vet politike në negociatat me LDK-në. Kurti është injoruar tërësisht nga ambasadori i shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA-së.

Kurti gjatë gjithë këtyre viteve e kishte sulmuar mendësinë e involvimit të ndërkombëtarëve në zgjidhjen e proceseve të brendshme, duke thënë që ndërkombëtarët shtypin kur ngecim. Por, dje kur Kurti kishte ngecur tërësisht në negociatat me LDK-në, çuditërisht kishte menduar se me involvimin e ambasadorëve të Kuintit mund të ecë përpara ideja e tij.

Sigurisht se tani edhe për vetë Kurtin do të duhej të ishte shqetësues ky izolim ndërkombëtar i tij, që si duket me qasjen politike ka bërë që një qeveri e krijuar nga ai të mos gëzojë përkrahje ndërkombëtare.

Nga Kuvendi i Kosovës raportohet se deri më tani vetëm ambasadori britanik, gjerman, përfaqësuesi i BE-së dhe ambasadori italian, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, të gjithë të tjerët e kanë injoruar tërësisht këtë takim, që kishte tendencë të madhe t’i jepej karakter tjetër.