Dështon gjykimi për vrasje në tentativë me thikë sepse njëri nga dëshmitarët ka vdekur

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar të mbahet seanca e gjykimit kundër Rrahman Xhafes

I njejti nga prokuoria e atëhershme e qarkut akuzohet se në maj të vitit 2008 në Mitrovicë afër urës kryesore mbi lumin Ibër, përball palestrës “ Minatori “ me dashje kishte filluarkryerjen e veprës penale të vrasjes .

Tani i pandehuri Rrahman Xhafa kishte pasur një fjalosje me të dëmtuarin Kadri Zahitin një ditë para ngjarjes , rreth një aksidenti të komunikacionit .

Me pas Rrahman Xhafa e kishte sulmuar të dëmtuarin Zahiti duke e goditur pesë herë në regjionin e barkut dhe krahrorit me thikë, ku i kishte shkaktuar lëndime të natyrës së lehte trupore thuhet në akuzë.

Me këtë kishte kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë në tentativë “.

Ditën e njejtë derisa i pandehuri Rrahman e godet me thikë të dëmtuarin Kadri Zahiti kishte ndërhyrë djali i vëllaut të tij – Vedran Zahiti i cili kishte qenë në shoqëri me të me qarast edhe atë e godet shtatë herë duke i shkaktuar palgë në pjesë të ndryshme te trupit.

Kurse i padehuri Bekim Peci siq thuhet në akuzë kishte marr pjesë në rrahje, ku ka kryer veprën penale “ Pjesëmarrja në rrahje “.

Mirëpo gjyqtari Halili, me aktvendim më 1 tetor 2018, jashtë seancës gjyqësore e kishte pushuar procedurën penale ndaj tij, për shkak të parashkrimit absolut.

Ndërsa seanca e paraparë të mbahej në gjykatën e Mitrovicës nuk u mbajt.

Kjo ka ndodhur për arsye se në seancë kanë munguar dy dëshmitarët Kadri dhe Vedran Zahiti të cilët në këtë rast janë edhe të dëmtuar .

Gjyqtari i rastit Beqir Halili ka njoftuar se të njejtit jetojnë në Kroaci dhe nuk ka qenë e mundur që t’iu dergohet ftesa, kurse për dëshmitarin tjetër Selim Binaku gjyqtari ka njoftuar se nga fletkthesa është konsatuar se ai kishte vdekur.

Ka munguar edhe dëshmitari Rafet Boshnjaku, për të gjyqtari Halili, njoftoi se nga fletë kthesa është konstatuar se i njëjti gjendet jashtë vendit.

Gjykata ka konstatuar se meqenëse dëshmitaret nuk kanë qenë në seancë, nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës.

Seanca e radhës është caktuar më 21 janar 2019, për arsye se të dëmtuarit Kadri dhe Vedran Zahiti do të ftohen nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet penale, përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa nga Stacioni Policor në Mitrovicë, do të kërkohet të sigurohet adresa e dëshmitarit Rafet Boshnjaku, kurse nga shërbimi i ofiqarisë në Vushtrri do të kërkohet ekstrakti nga libri amzë i te vdekurve për Selim Binakun./kallxo.com./