Në Gjykatën Rajonale të Hanoverit ka dështuar të mërkurën gjykimi i një të akuzuari për tentim vrasje. Ai akuzohet se ka qëlluar pas shpine një polic në Hanover në vitin 1984. Në vitin 2019, tentimi për vrasje të policit u gjykua për herë të parë pas dekadash hetimesh.

Në atë kohë kosovari u shpall i pafajshëm, shkruan ndr.de.

Prokuroria publike e apeloi me sukses vendimin e gjykatës. Një rigjykim i rastit në gjykatë ka dështuar vitin e kaluar për arsyen se i akuzuari nuk ka mundur të hyjë në vend nga Kosova për shkak të pandemisë.

Sipas gjykatës, është e paqartë pse ai ka munguar këtë herë.
Në vitin 1984, J. S. kishte hyrë në një dyqan bashkë me një person tjetër. Polici Wolfgang D. (banonte sipër dyqanit) i kishte befasuar hajdutët por ishte qëlluar prej tyre, përcjell albinfo.ch. Kosovari pas këtij rasti kishte ikur në Kosovë. Ai u kap dhe u ekstradua në vitin 2016.

Në procesin e parë gjyqësor në vitin 2019, Gjykata e Qarkut e kishte shpallur atë të pafajshëm.

Pasi BGH e rrëzoi vendimin, qe shpallur mbajtja e seancës së re. Por, i dyshuari për gjuajtje me armë drejt policit ishte kthyer në Kosovë dhe me gjasë nuk kishte mundur të merrte vizë për të ardhur në Gjermani.