Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte ka vizituar Komunën e Podujevës e cila udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Arsyeja e vizitës së shefit të ekzekutivit është vendosja e gurthemlit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.

Mirëpo, kryeministrit Kurti pas vizitës i ka ndodhur diçka e papritur në Podujevë, vetura e cila e bartë shefin e ekzekutivit ka pësuar një defekt duke mos u ndezur.

Ballkani.info ka siguruar videon ku shihet se si vetura e kryeministrit nuk ndezët edhe pas shumë tentimeve nga ana e shoferit të tij. Më pas grumbullohet stafi tij, duke tentuar të bëjnë zgjidhje.