Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një takim javor koordinues për politikën e jashtme.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.

Gjatë këtij takimi u diskutua për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.

Kështu bëri të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Osmanit:

Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje.