Dështimi në PISA, jo befasues por zhgënjyes VIDEO

Dështoi për herë të dytë.

Veçse, këtë herë rezultatet e Kosovës në testin ndërkombëtar PISA 2018 nuk janë befasuese për opinionin, siç kishin qenë ato të 2015-ës.

Për më tepër për njohësin e arsimit Dukagjin Popovci, ato tashti janë zhgënjyese, meqë Kosova nuk e mori me seriozitet dështimin e kaluar dhe se nuk bëri asgjë për tu ranguar më mirë në listë.

Të zhgënjyer me këtë dështim janë edhe drejtuesit e Sindikatës së Arsimit.

Kreu i saj Rrahman Jasharaj thotë se të gjithë ata që janë të kyçur në sistemin arsimor kanë gisht në këtë situatë.