Dështimi i bashkëpunimit LDK-LVV mundëson një PAN të dytë

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur të bëhet i pamundur pas kushtit të LDK-së që këto dy parti të garojnë me Vjosa Osmanin si kandidate e përbashkët për kryeministre.

Dështimi i koalicioni LDK-LVV, sipas analistëve, mund të sjellë një PAN të dytë në skenën politike të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Mundësitë e bashkëpunimit parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të zbehen pas kushtit që kreu i LDK-së ia ka vënë LVV-së.

Isa Mustafa ka deklaruar se bashkëpunimi parazgjedhor me LVV-në do të jetë i mundshëm në rast se të dyja këto parti garojnë me kandidaten për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.

Mirëpo për Lëvizjen Vetëvendosje kushtet e tilla i dëmtojnë mundësitë e koalicionit, ndonëse shprehen se, përveç kësaj, kanë bashkëpunim të mirë me LDK-në.

loading…