Dëshpërim për Barcelonën, pranon gol në minutën e fundit
Barcelona e Xavit nuk ka pasur aspak fat përballë Granadas në ndeshjen e sotme që u zhvillua në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Katalanasit ishin shumë afër fitores pasi udhëheqin me rezultat 0:1 deri në minutën e 90-të, por pak minuta para se të dëgjohet vërshëllima e fundit e gjyqtarit, vendasit kanë shënuar përmes Poertas për rezultatin 1:1.
Të kujtojmë se nga minuta e 80-të Barcelona ka luajtur me një lojtar më pak pasi Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Barcelona, mbetet në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Granada është e 12-ta me 24 pikë. /Demokracia.com
Goli – VIDEO