Dëshmitari thotë se i pa dy trupa në një varr (VIDEO)

Të hënën, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të dhjetë të mbrojtur në gjykimin e Sali Mustafës, i cili po akuzohet në Hagë për krime lufte.

Ai deklaroi, të hënën, se ka gjetur një varr me dy trupa, njëri prej tyre ishte i njohur për të, por që nuk e zhvarrosi menjëherë por pas dy ditësh.

Derisa trupi tjetër, sipas dëshmitarit të mbrojtur të speciales, është ende aty.

Aktakuza ndaj Sali Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte.

https://youtube.com/watch?v=2spxeH7_55w