Hagë

Dëshmitari Kurtaj: Për pozitën e Agim Çekut në UÇK e kam kuptuar pas luftës

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky dëshmitar dëshminë e tij e pati filluar me 1 shkurt.

Në fillim të pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit James Pace, dëshmitari Kurtaj është pyetur lidhur me caktimin e tij si komandat i brigadës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se pas rënjës (vdekjes) së komandantit të brigadës, ai si zëvendëskomandant vetvetiu e ka nënkuptuar që duhet të udhëheq brigadën dhe se këtë brigadë e ka udhëhequr nga 15 maji deri më 11 qershor 1999. Sipas dëshmitarit askush nuk i ka kërkuar apo emëruar komandat.

Ndërsa në pyetjen e prokurorit Pace se pse ZPS-së i kishte thënë se Agim Çeku e ka urdhëruar të bëheni komandat, dëshmitari tha se kjo deklaratë nuk i kujtohet.

“Pse në deklaratën tuaj keni thënë se me urdhër e Shtabit të Përgjithshme dhe shefit të saj kam vazhduar të jem komandant”, e pyeti dëshmitarin prokurori Pace.

Dëshmitari Kurtaj deklaroi: “Nuk me kujtohet kjo deklaratë”.

Në pyetjen se kur e ka ditur për pozitën e Agim Çekut në UÇK, dëshmitari tha se për pozitën e tij e ka kuptuar pas luftës.

Ndryshe, në fillim të dëshmisë së tij të filluar më 1 shkurt, dëshmitari pati deklaruar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kyçur më 1 qershor 1998 dhe se ishte në njësitin e Kaçanikut. Në këtë njësit, dëshmitari tha se ishte deri në gusht të po të njëjtit vit.

BONUS VIDEO| Momenti kur dëshmitari i prokurorisë kundër krerëve të UÇK e pranon që punon për Qeverinë e Serbisë