Dëshmitari i rastit: Grabitësi i detyroi klientët e bankës të shtrihen për toke nën drejtimin e automatikut!

Nga plagët e rënda ka ndërruar jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj, derisa në vendin e ngjarjes ka vdekur edhe personi që tentoi të grabiste bankën, Kamer Metaj.

Në një intervistë për media, Zeqir Mehmetaj ka rrëfyer për momentet e para pas plagosjes së dy personave.

“Por për fatin tonë të keq ne jemi të parët që pas dy minutave kur ka ndodhë ngjarja, distancë prej afro 50 metrash lokacioni ku ka ndodh rasti kemi qenë larg, ne kemi hyrë pas dy minutash por që të dy viktimat ende kanë qenë gjallë. Më ka tmerru dhe më ka terrorize rasti, pasi që Istogu nuk është një vend që me pas tema të tilla. Njëri prej dëshmitarëve ka deklaruar se kur grabitësiështë future në bankë i armatosur i ka urdhëruar të shtrihen për toke personat që ishin aty”, ka theksuar mes tjerash dëshmitari Mehmetaj.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.Të gjitha njësitet policore nga niveli lokal, rajonal dhe ai qendror, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, fillimisht duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, sigurimin e personelit dhe qytetarëve, me qëllim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe hetimit rreth përfshirjes së mundshme edhe të ndonjë personi tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.