Hagë

Dëshmitari i 41-të vazhdon dëshminë në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Dëshmitari i mbrojtur “04489” i 41-ti me radhë e ka vazhduar dëshminë në rastin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqit, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes.

Seanca është e mbyllur, ashtu si në seancat e tjera ku ka dëshmuar ky dëshmitar.

Në përmbledhjen që e ka dhënë më 17 janar prokurori Matthew Halling, ai ka thënë se dëshmia e 04489 ka të bëjë me krime lufte në Drenoc.