Dëshmitari Bellanica: Përmbajtja e kasetës është e rëndë, Lulzim Basha i di detajet

Milaim Bellanica, dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe, thotë se ia ka dorëzuar Lulëzim Bashës kasetën me incizime të kësaj masakre. Bellanica pohon se përmbajtja e xhirimeve është shumë e rëndë dhe zgjatë rreth 45 minuta.

I ftuar në “Frontal” në T7, dëshmitari i masakrës Bellanica thotë se xhirimet i ka bërë kur kanë filluar granatimet e forcave të NATO-s mbi qarqet serbe. Ai rrëfen se xhirimi i parë ka qenë vetëm audio, në të cilin serbët dëgjohen duke vbbërë planin se ku do t’i dhunojnë njerëzit dhe si kanë me vepru.

“Incizimi i parë që është bërë përmbanë policinë serbe, është nga data 25 rreth orës 19:00, është incizu vetëm zëri, kam qenë shtatë metra largësi prej tyre”, tha ai në Frontal.

Tutje ai tha se kasetën ia ka dorëzu Lulëzim Bashës dhe ai i di detajet.

“Përmbajtje të rënda ka incizimi, Lulzim Basha ka ardhë te unë, i di detajet Lulzim Basha, kur të ballafaqohem me të dalin gjërat reale”, shtoi ai tutje.

Bellanica tha se xhirimet zgjasin 45 minuta, aty përsfhihet “çdo pikë e masakrës që është bërë, ka qenë çdo person i incizum”, tha ai.

Bellanica pohon se ka shpëtuar 19 persona nga informacionet që kishte siguruar në luftë.