Ngjarja tragjike që ndodhi në lagjen Kolovicë, konkretishtë në rrugën “ Haxhi Zeka” në Prishtina, ka tronditur banorët e kësaj pjese të kryeqytetit.
Deshmitarët të cilët kishin qëlluar në vendin e ngjarjes në momentin kur u vra i riu në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, thanë për Ballkani.info se viktima u qëllua me armë brenda veturës së tij, dhe pas plagëve të marra viktima doli nga automjeti i tij, ku si pasojë nuk mundi të mbijetojë.
Dëshmitarët po ashtu pohuan se se trupi i pajetë i viktimës mbetë i shtrirë në tokë po gati 2 orë. Sipas burimeve të Ballkani.info dorasi që shtiu mbi 27 vjeçarin ka lidhje familjare me të.
Pikat e shumta të gjakut , ku u vra i riu erdhën ti pastrojnë pjesëtarë të kompanisë së patrimit.
Ndiqeni videon e plotë nga vend i ngarjes:







