Dëshmitarët rrëfejnë se çka panë nga krimi i tmerrshëm në Berlin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një apartament në Lichtenberg të Berlinit, ku policia vrau një 23 vjeçar nga Kosova.

Kjo pasi ai dyshohet ta ketë mbytur me sëpatë një grua 27 vjeçare nga Ukraina, në katin e 9-të të ndërtesës ku banonte edhe ukrainasja.

Lidhur me rastin kanë folur edhe dëshmitarët.

Një djalë i ri i cili banon n ndërtesën ku ndodhi edhe ngjarja makabre deklaroi se rreth orës 7:00 të mëngjesit ka dëgjuar bërtitma të mëdha.

Sipas tij, dikush (me gjasë autori i krimit), e kishte goditur derën e banesës së tij me çekiq.

Si pasojë atij i është dëmtuar dera.

Dëshmitari thotë se nuk ka guxuar ta hapë derën, shkruajnë mediat lokale përcjell Klankosova.tv

Më vonë ai theksoi se pa gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij.

Dëshmitarët e tjerë deklaruan për autoritetet se i kishin dëgjuar ukrainasen dhe kosovarin të kenë debatuar me zë të lartë.

Ata i lanë lajmëruar policinë pasi e kishin dëgjuan gruan 27 vjeçare duke bërtitur tmerrësisht shumë.