Dëshmia tronditëse e zyrtares, dallaveret e ‘Sallahut’ dhe dënimi për falsifikim e mashtrim

Më 12 mars të këtij viti, Erza Arifi, ish- zyrtare e lartё e prokurimit nё Ministrinё e Infrastrukturёs ka dëshmuar në Gjykatën e Prishtinës nё rastin ndaj tё akuzuarve Xhelil Bekteshi dhe Besim Tahiri, qё akuzohen pёr keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare.

Prokurori Ibrahim Berisha, e kishte propozuar Arifin qё tё dёgjohet si dёshmitare mirёpo prezenca e saj në gjykatë nuk është siguruar për 2 vjet.

Dёshmitarja dha deklaratёn e saj nё lidhje me rastin e zyrtarёve tё Ministrisё sё Infrastrukturёs, që po akuzohen lidhur me tenderin pёr zgjerimin e rrugёs nacionale – N9. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi, i cili tash mban pozitën e zv/drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Prokurimit në këtë ministri, Besim Tahiri, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Nё deklaratёn e saj dёshmitarja ka treguar se ka qenë kryetare e komisionit për vlerësimin e tenderit në fjalë. Dy anëtarë të tjerë në këtë komision sipas saj kanë qenë Hysen Dobёrqani dhe Mirdit Emini. Kur u pyet nga Prokurori Ibrahim Berisha, se pse ka kёrkuar dorёheqjen nga ajo detyrё, dёshmitarja tregoi se ajo asnjёherё nuk ka kёrkuar dorёheqjen mirёpo puna e komisionit ka pёrfunduar dhe raporti ёshtё dorёzuar.

“Unё nuk kam kёrkuar dorёheqje prej pozitёs por ka pёrfunduar procesi i vlerёsimit dhe e kemi dorёzuar raportin”, tha dёshmitarja. Pas kësaj, prokurori e pyeti se kujt ia ka dorёzuar atё raport në të cilën ёshtё paraqitur vlerёsimi i komisionit vlerёsues sa i pёrket rekomandimit tё operatorit ekonomik mё tё pёrshtatshёm, raporton Kallxo.com.

“Si komision ja kemi dorёzuar drejtorit tё prokurimit tё atёhershёm Besim Tahiri, atё raport drejtori e ka konsideru tё papranueshёm dhe na ёshtё kёrkuar tё ndёrrohet operatori qё ne e kemi konsideruar tё pёrgjegjshёm”, u përgjigj dëshmitarja.

Ajo mё tutje deklaroi se asaj i ёshtё kёrkuar tё ndryshojë raportin por komisioni nuk ka pranuar.

“Mё ёshtё kёrku me ndёrru raportin dhe me shpall fitues njё operator tjetёr ekonomik, operatorin Sallahu por ne si komision s’kemi pranu me bo kёtё, sepse ka qenё ma i liri operatori Famis dhe mё i pёrgjegjshёm”, tha Arifi. Tutje, avokati Adem Vokshi, i cili mbron Besim Tahirin pyet dёshmitaren se ku ёshtё logjika qё ajo të jap dorёheqje nga komisioni kur ёshtё kryer puna. “Sepse raporti nuk ka qenё ashtu si drejtori ka dёshiru dhe ka qenё obligative qё ai ta nёnshkruajë, dhe unё mundёsi kom pas qё ose me ndёrru fituesin operatorin ekonomik siç ka kёrkuar drejtori i prokurimit me shpallë fitues operatorin Sallahu ose tё nёnshkruaj kёrkesën pёr tёrheqje shkaku i angazhimeve qё nuk i kam pasur. Atё kёrkesё unё nuk e kam pёrpilu, unё nuk kam pas angazhime tjera”, tha dёshmitarja e rastit, Erza Arifi.

Arifi gjithashtu tregoi se para se tё dorёzojë raportin vlerёsues, pёrfaqёsuesi i operatorit ekonomik Sallahu, ka shkuar nё zyrё tё saj dhe i ka thёnё se ёshtё nё dijeni se ajo ёshtё nё komision dhe se ajo duhet vetёm tё bёjë atё qё i thonё tё tjerёt sepse ai ёshtё fituesi i atij tenderi.

“Ai mё ka thёnё se ёshtё punё e kryer unё do ta fitoj kёtё projekt, sepse sipas tij ai ka pasur informata nga brenda ministrisё se ai do ta fitojë atё tender”, tha Erza Arifi.

Avokati Vokshi e pyeti se a është në kёrkesёn pёr dorёheqje nёnshkrimi i saj? Arifi tha se ka qenë e detyruar ta nënshkruajë. “Mua mё ёshtё ofruar libri i protokollit tё brendshёm tё departamentit sё bashku me kёrkesёn e gatshme pёr nёnshkrim e cila ka qenё kinse dorёheqja ime dhe tё njejtёn e kam nёnshkruar sepse kam qenё e obliguar dhe nё tё njejtёn kohё e kёrcёnuar”.

Gjykatёsi Kushtim Shyti e pyeti dëshmitaren nëse i akuzuari Besim Tahiri i ka kërkuar mos ta përfundojë raportin derisa Famisi tё pёrfundojë njё projekt tjetёr. “Po kjo ka ndodh, mos e shpallni Famisin fitues sepse kanё me shpall nё njё projekt tjetёr, kjo ka ndodh para se me dorёzu raportin, ne si komision e kemi vazhdu punёn tonё”, pёrgjigjet dёshmitarja Arifi. Dëshmitarja tutje tregoi se kishin humbur edhe çelësat e arkivës. “Nuk e di a i kanё ndryshu çelsat por e di qё kanё humb, aty kanё qenё njё grumbull çelsash tё dollapave tё arkivёs, ku ruhen dosje tё projekteve, edhe origjinali edhe kopjet”, tha Erza Arifi.

Dёshmitarja ndёr tё tjera deklaron se pas rastit ka pranuar edhe vlerёsimin e saj me notё mё tё ulёt se zakonisht. “Nё fund tё muajit shkurt e kam marrё vlerёsimin me notё mё tё dobёt se zakonisht qё e kam pasur dhe vlerёsimin nuk e kam marrё nё fundvit por nё shkurt”, tha Arifi.

Dallaveret e “Sallahut” dhe trysnia e Besnik Tahirit për t’i dhënë tenderin

Në këtë rast, bashkë me Bekteshin e Tahirin, ka qenë i akuzuar edhe Naim Sallahu, por i njëjti kishte bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë dhe ishte dënuar me 6 muaj burgim që i ishte zëvendësuar në dënim me gjobë. Prokuroria pretendon se i akuzuari Xhelil Bekteshi, gjatë vitit 2016 deri sa ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë, kishte tejkaluar kompetencat duke e obliguar zyrtaren Valentina Rexhepi që është në librin e protokollit të regjistrojë një vendim, me të cilin është ndërruar kryetarja e Komisionit për vlerësimin e ofertave për projektin “ Zgjerimi i Rrugës Nacionale Gjurgjicë- Kijevë”, pjesë e magjistrales Prishtinë – Pejë.

Ky vendim, i cili mban datën 26 qershor 2016, regjistrohet me datën 23 maj 2016, me qëllim që tenderi t’i jepet kompanisë “Sallahu”, i cili ishte me çmim prej 991,418.19 euro, përderisa kompania “Famis CO” kishte ofruar me 30 mijë euro më pak (961,590.16 euro).

Aktakuza thotë se me këto veprime, kompanisë “Famis”, i është pamundësuar që ta fitojë tenderi. Ndërsa për të akuzuarin Besim Tahiri, aktakuza thotë se në cilësinë e personit zyrtar, si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit në Divizionin e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës kishte shfrytëzuar detyrën zyrtare duke tejkaluar kompetencat për të ushtruar ndikim te kryetarja e Komisionit, Erëza Arifi.

Në aktakuzë thuhet që ndikimi ishte ushtruar në mënyrë që Arifi ta ndërrojë raportin e vlerësimit të tenderit të datës 2 maj 2016, duke e obliguar atë të paraqes kërkesë me shkrim që të tërhiqet nga Komisioni dhe të bëhet ndryshimi i vendimit të datës 24 prill 2016, me qëllim që tenderi t’i jepet kompanisë “Sallahu” edhe pse për nga çmimi ishte më i shtrenjtë.

Kurse aktakuza, të akuzuarin Naim Sallahu, pronar i kompanisë N.N.T “Sallahu”, e ngarkon me veprën penale “falsifikim të dokumentit”.I njëjti thuhet se me rastin e paraqitjes së ofertës në Ministrinë e Infrystrukturës lidhur me tenderin për zgjerimin e rrugës nacionale kishte paraqitur dokument të falsifikuar me vërtetim tatimor kinse ka kryer obligimet tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Sipas aktakuzës, i akuzuari Sallahu edhe pse e kishte ditur se një dokument i tillë nuk është i vërtetë dhe se nuk i kishte të shlyera detyrimet tatimore e kishte paraqitur si të vërtetë. Sallahu sipas aktakuzës thuhet se edhe listën e punëtorëve e kishte paraqitur me 50 punëtorë, ndërsa në realitet kishte pasur vetëm 29 punëtorë.

Këto nuk janë rastet e vetme të dallavereve dhe mashtrimeve në Ministrinë e Infrastrukturës. Të tjera dëshmi për keqpërdorime Ballkani.info do të nxjerr në ditët në vazhdim. /Ballkani.info/