Dëshmia e Simmons, reagon OVL UÇK: Edhe sot po ballafaqohemi me pseudodrejtësinë ndërkombëtare

Ende është duke raportuar ish kryertari i gjyqtarëve të EULEX, Malcom Simmons për dështimin e misionit të EULEX dhe rastet kur “patjetër është dashur të dënohen krerët e UÇK” dhe “peshqit e mëdhej”.

E pas këtyre dëshmive ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK.

Faton Klinaku nga OVL UÇK ka thënë se kjo organiztaë kishte bërë thirrje që misioni i EULEX të mos njihet qysh nga maji i vitit 2011.

Reagimi i plotë:

Pas analizës së arrestimeve të bashkëluftëtarëve nga ana e misionit të EULEX-it, keqtrajtimit të tyre dhe shkeljen e të gjitha procedurave paraprake ligjore, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe shumë skandaleve të tjera që po i tregon edhe ish-kryegjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që më 7 maj 2011 kishte bërë thirrje që të mos njihet autoriteti i këtij misioni në Kosovë.
Edhe sot e kësaj dite ballafaqohemi me pseudodrejtësinë ndërkombëtare.