Dëshmi e rrallë e krimeve serbe: Ushtria e Millosheviqit detyron babain ta thërras djalin në mal, e më pas i masakrojnë që të dy

Masakrat dhe gjenocidi i ndodhur në Srebrenice nga trupat serbe është ndër më të pamëshirshmit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sa herë që kujtohet masakra në Srebrenicë, një nga skenat më të dhimbshme është ajo e babait, Ramo Osmanovic, që thërret djalin Nermine. 

Ai i thotë djalit se duhet të kthehet nga mali, pasi asgjë nuk do të ndodhte, sepse serbët kishin premtuar se nuk do i vrisnin. 

“Nermine, hajde. Jemi të lirë nga serbët. Nuk do të na bëjnë asgjë”, thërriste burri i dëshpëruar.

Mirëpo, përkundër premtimit, serbët i vranë babë e bir dhe trupat e tyre janë gjetur vetëm në vitin 2008, në dy varreza të ndryshme masive në afërsi të Srebrenicës.

Në Sarajevë është ndërtuar edhe një shtatore e babait të Nerminit, në kujtim të tragjedisë.