Dëshironi të përmirësoni të pamurit? Hani këso lloj ushqimi

Ekzistojnë disa lloje ndryshimesh që mund të bëhen për të mbajtur sytë në formën më të mirë.

Të pamurit mund të jetë shqisa më e rëndësishme, por shumë prej nesh po e lënë pas dore kujdesin ndaj syve.

Miliona njerëz vuajnë nga problemet e shikimit, duke filluar nga problemet e vogla, duke përfshirë skuqjen e syrit, për të përfunduar në gjendje më serioze si glaukoma.

Komplikimet e shikimit për shkak të obezitetit dhe diabetit janë gjithashtu në rritje, sipas NHS.

Por ekziston një lloj ushqimi i cili do të arrijë të përmirësojë të pamurit, si dhe t’i mbajë sytë në formë.

Një dozë e rregullt e vitaminës A mund t’iu mbajë larg gjendjeve serioze shëndetësore të të pamurit.

Kjo ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së syve, të njohur me terma mjekësor kornea, si dhe në largimin e infeksioneve.

Gjithashtu, rekomandohet të hahen ushqimet pikante, siç janë: piperi i kuq, speci i kuq, të cilat janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës A.