Dëshira e madhe e Labinot Tahirit për ministër nga Ferizaji po realizohet

Deputeti i Alenacës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri është njëri ndër deputetët më të komentuar për shkak të disa deklaratave të tij.

Tahiri, kishte kèrkuar një ministër apo ambasador nga komuna e Ferizajit, madje indirekt kishte kërcenuar me votë kundër Qeverisë.

Ballkani.info raporti sot se Bejtush Gashi do të shkarkohet nga kjo pozitë.

Ekrem Mustafa pritet të jetë Ministër i ri i Punëve të Brendshme. Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.

Ministri ardhshëm, Ekrem Mustafa është nga Komna e Ferizajit.

Si duket po plotësohet dëshirë/kërkesa e deputetit, Labinot Tahiri për emërimin e një ministri nga Komuna e Ferizajit. /Ballkani.info/