Deputetja e kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka uruar për fillimvitin, duke bashkangjitur një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

‘’Gëzuar 2022! Ju presim qe të ktheheni sa me shpejtë ballëhapur e krenar’’, ka shkruar Musliu.

Thaçi e Veseli si dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Vitin e Ri e kanë pritur të ngujuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.