Deshi t’ia merrte gruaja, burri hedh në erë shtëpinë e tij

Një burrë ka hedhur në erë shtëpinë e tij, derisa ishte bashkë me ish-gruan e tij të mëparshme brenda, pasi nuk donte që ajo të merrte pronën.

Sipas medieve të huaja, Ian Clowes, 68 vjeç, do të dëbohej në ditën kur shkaktoi një shpërthim të madh të gazit, i cili pothuajse e vrau atë dhe Elaine Clowes.

Siç bëhet e ditur, gruaja 63-vjeçare u gjet e gjallë nën një grumbull rrënojash në dhomën e saj të gjumit, ndërsa Clowes pësoi djegie të rënda, të cilat e detyruan kalonte gjashtë javë në një komë të shkaktuar nga mjekët.

Megjithatë, Clowes u dënua me pesë vjet e katër muaj burg nga një gjykatë në Bournemouth.

Clowes gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim për të dy, ish-gruan e tij dhe fqinjin e tij që ishte në shtëpi në atë kohë.