Deshi t’i tregonte të gjithëve unazën e fejesës me diamant, vëmendjen e morën thonjtë (Foto)

Një vajzë e cila pritet të bëhet nuse kishte dashur t’ju tregoj miqve unazën e fejesës duke publikuar fotografi të saj, megjithatë fokus të veçantë fituan thonjtë që ishin në gjendje të mjerueshme, duke mos përmendur që bëhej fjalë për dy palë thonj – natyral dhe ata artificial.

Në fotografitë e publikuara më poshtë, vajza që ka dashur të mbetet anonime nga SHBA-të, kishte shpërndarë fotografitë në rrjetet sociale ku shihej dora e saj e majtë ku në gisht kishte unazën e fejesës, transmeton Telegrafi.

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

Megjithatë ishin thonjtë artificial të vendosur në një formë të pazakontë, që kishin ngjallur reagime e komente të shumta në Facebook. Shumicës së komentuesve nuk u kishte bërë fare përshtypja unaza me gurë diamanti, por thonjtë.

Sidoqoftë, talljet në llogari të saj në veçanti në llogari të thonjve nuk i bëri fare përshtypje autores së fotografive, e cila ishte shumë e lumtur që është fejuar dhe në gisht po mbante unazën që ia kishte dhuruar partneri.