Një hajn kishte vjedhur disa vegla pune, dhe në fund kishte menduar të largohet nga vendi i ngjarjes me veturë.
Megjithatë jo gjithçka kishte shkuar sipas planit pasi me veturë ishte përplasur në një pemë, kurse pronari i veglave e kishte zënë me presh në dorë – dhe aty ishte krijuar një skenë kaotike, transmeton Telegrafi.
Pronari i veglave filloi ta shajë, dhe menjëherë vrapoi tek vetura e hajnit për t’ia marrë veglat e vjedhura.
Kjo skenë është filmuar në Oldham të Britanisë së Madhe, kurse videoja është realizuar nga një fqinj.
Connor Tirrer e ka publikuar videon në Facebook, ku është shikuar nga më shumë se 426 mijë persona. Por, nuk dihet nëse hajni është arrestuar.
Është interesant se si pronari i veglave pasi ia merr nga vetura largohet dhe e lë hajnin të largohet me veturë.
https://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/11/26/3956955669685289426/1024x576_MP4_3956955669685289426.mp4
