Sot Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nisën ditën me seanca parlamentare.
E derisa në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një minuta heshtje për të nderuar të rënët në masakrën e Mejës në Gjakovë, kjo nuk ndodhi edhe në Kuvendin e Kosovës.
E madje në seancën plenare të këtij Kuvendi, deputetet esklauan, rrahën tavolinat e përfunduan edhe në të shara.
Në Kuvendin e Shqipërisë, një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Mejës u kërkua nga deputeti demokrat, Tritan Shehu.
“Pa asnjë dyshim në ditët në vazhdim do të procedohet me hapat kushtetuese për dënimin edhe formal nga Kuvendi ynë i atij gjenocidi, në Kosovë dhe më gjerë në Rajon”, shkruante ky i fundit.
Kujtojmë se 376 persona u vranë e masakruan nga forcat serbe në mënyrë mizore, në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999.







