“Deri sa shkuan te mjeku ishin gjallë”, detaje të reja nga ngjarja e dy fëmijëve të vdekur në aksidentin në Shtime

Për vetëm katër muaj në Kosovë, 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Të dielën në Carralevë të Shtimes si pasojë e devijimit të një veture nga rruga kanë vdekur dy fëmijë. Kushëriri i cili tërhoqi fëmijët nga prrocka ku i kishte hedhur vetura tregon se derisa i dërgoi në spital, të dy fëmijët ishin gjallë.

Është rritur numri i aksidenteve që përfundojnë me fatalitet. Vetëm këtë fundjavë është raportuar për disa raste të aksidenteve me të vdekur. Nga një aksident trafiku të dielën në Mitrovicë ka vdekur një 66 vjeçar.

Në Caralevë të Klinës tragjedia ishte e dyfishtë meqë nga goditja me veturë dy fëmijë humben jetën. Për këtë ka folur personi i cili nxori fëmijët nga perocka ku kishin rënë bashkë me veturën që i goditi.

Tefik Rrahmani tha se fëmijët i gjeti në gjendje shumë të rëndë.Reklamë

“Unë kam qenë në ara me traktor dhe e kam parë kerrin në rrugë. Kur jam afruar gruaja më tha se ishin fëmijët e Adnanit. I thash shoferit ku janë fëmijët e ai më tha: o vëlla më ka humb drejtimi. I kemi kapur, unë njërin e ai tjetrin dhe kemi dalë në asfalt. Se di kush ka qenë ai me kerr që na ka çuar deri në ambulantë. Lirioni deri në Shtime ka pasur puls dhe ka gjëmuar kapak”, shpjegoi ai për ATV.

Sipas tij, fëmijët kishin qenë duke ecur në trotuar derisa ngasësi i veturës në anën tjetër të rrugës kishte humbur kontrollin.

Fëmijët që vdiqën si pasojë e këtij aksidenti ishin 10 dhe 8 vjeç.

Pas tragjedisë, familja e ngasësit kërkoi pajtim me familjet e fëmijëve por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Lidhur me këtë rast, policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.