Deri në 7500 euro bursa për studentët e doktoratës në top universitetet ndërkombëtare

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se do t’u ofrohet bursë nga 2500 në 7500 euro për të gjithë studentët e doktoratës në top universitetet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se që nga pranimi i detyrës si ministër, asnjë moment nuk është ndalur së angazhuari për të përmirësuar gjendjen e cilësisë në arsim.