Deri në 6 orë pritje në Merdare (VIDEO)

Bashkëatdhetarët të cilët e kanë zgjedhur Merdaren për tu kthyer në vendet ku jetojnë e punojnë, po u duhet të presin deri në gjashtë orë në këtë pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritja për të dalur nga Kosova përmes Merdares është nga pesë orë e 20 minuta deri në gjashtë orë.

Ballkani.info ka siguruar pamje, përmes të cilave shihen kolona të gjata duke pritur në Merdare.

Por për ata që po hyn në Kosovë, pritja është vetëm 10 minuta, njfoton QKMK.

loading…