Deri në 30 mijë euro, menaxheri tregon sa paguhen këngëtarët kosovarë për një koncert (lista)

Drin Zatriqi është një prej personave që menaxhon artistë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe ka qenë menaxher i Dafina Zeqirit, një prej këngëtarëve më të mira shqiptare.

Së fundmi është duke qarkulluar sërish një reagim i Zatriqit ku tregon çmimet ‘e çmendura’ me të cilat paguhen këngëtarët shqiptarë për një performancë në club-et e natës.

“Mesatarisht artistët më të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit”, thotë Zatriqi.

Teksa publikon çmimet, që variojnë nga 3 mijë euro deri në 30 mijë euro për një koncert, Drin Zatriqi thekson se shpesh herë çmimet janë edhe më të larta se kaq.

Gjiko 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Dani – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Labi: 6.000 – 7.000 euro
Meda: 6.000 – 7.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
Dhurata Dora 6.000 – 7.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Azet 20.000 – 30.000 euro