Moti

Deri në 21 gradë: Temperatura rekorde këtë dhjetor në Prishtinë

Sot në Prishtinë temperaturat kanë shkuar deri në 21 gradë Celsius.

Kështu ka bërë të ditur “Prishtina Weather” ku mes tjerash, thuhet se këto janë temperatura rekorde për muajin dhjetor

“Erërat e forta jugore kanë sjellur masa mjaft të ngrohta afrikane mbi rajon. Deri në orën 14 në aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë është 21°C. Kjo edhe është temperatura më e lartë në Prishtinë për muajin dhjetor, në shënime që nga vitet e ’70-ta.” – thuhet në njoftim.

Në orën 14:00, po ashtu është shënuar temperatura 20.1 gradë Celsius.