Deri në 2 orë pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë, kolona gati 2 kilometra

Pritjet te pika kufitare e Dheut të Bardhë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës po arrin deri në dy orë.

Kështu bëhet e ditur sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ndërsa dalja nga ana tjetër merr kohën vetëm rreth 20 minuta.

Kolona të gjata të automjeteve që presin për të hyrë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona arrin deri në 1800 metra.