Nga 130 mostra të marra sot, 33 kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Prishtina prinë me numrin më të madh prej 20.
IKShP njofton se po ashtu janë shëruar gjashtë pacientë me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 58.
“Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58)”, thuhet në njoftim.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 1prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.727.603 raste të COVID-19 dhe 105.728 raste të vdekjes.







