Deri ku arrin dëshira për famë. Djali neverit botën në Youtube (FOTO)

Chris Monroe, një djalë nga SHBA, që ka një kanal në Youtube ku bën rrengje me kamera të fshehta, çuditi dhe neveriti me miliona shikues nga e gjithë bota, pak muaj më parë, pasi bëri një video duke puthur të motrën.

Në fund të videos ai reklamon kanalin në Youtube të së motrës, dhe u thotë shikuesve që ta ndjekin, pasi është modele e shquar.

Por ngaqë videon e panë më shumë se 7 milionë veta, dhe ngaqë lajmi rreth çmendurisë së tij zuri faqet e shumë mediave botërore, Chris vendosi që ta çojë çmendurinë edhe më tej. Tani ka nxjerrë një video tjetër duke puthur të ëmën.