Dërguti godet Kurtin për fshirjen e komunikatave: Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin, rrotullohet rreth Hiçit

Ish-deputetja, Aida Dërguti, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi këta të fundit kanë fshirë të gjitha komunikatat nga viti 2005 deri në vitin 2014.

Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se pas fshirjes së arkivave, fillon viti zero dhe dita zero.

“Fshihen të gjitha arkivat. Fillon viti Zero. Dita Zero.

Spassje do të thoshte: Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin,

Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit”, ka shkruar Aida Dërguti.

Kujtojmë se vite më parë ajo ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje e që më pas ishte larguar duke kaluar në PSD.