Dërguti: Berishaj ka ardhur në VV pasi dolëm ne “tradhtarët”

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Martin Berishaj ka ardhur në këtë parti pas largimit të grupit të deputetëve që ishin të pakënaqur.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Berishaj në kryesi të VV-së është zgjedhur më 6 maj të vitit 2018.

Postimi i plotë:

Mos të harrojmë një fakt: Martin Berishaj është prurje e LVV-së në politikë. Pasi dolëm ne (“tradhtarët”), në Kryesinë e re të Vv-së (6 maj 2018), u zgjodh anëtar Martin Berishaj, për t’u emëruar më vonë ambasador.

#cirkusdiplomacia

#krejttuirrejt