Dërgohet substancë narkotike përmes postës

Zyrtarët për zhdoganim postar në Prishtinë të martën kanë gjetur një substancë të dyshuar narkotike në një dërgesë nga Gjermania.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, ku zyrtarët për zhdoganim postar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania në emër të një mashkulli shqiptar.

Gjatë kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike e llojit methamphetamine me peshë rreth 120 gramë.

Policia e Kosovës bën të ditur se ky rast është duke u hetuar.