Dërgohet për obduksion trupi i punëtorit që vdiq në Prishtinë

Një punëtor ka humbur jetën pasi kishte rënë nga një lartësi teksa punonte në një objekt në ndërtim në Veternik në Prishtinë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në vendin e ngjarjes ku ka marrë trupin e pajetë të 48 vjeçarit për obduksion.

Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.