Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF në Malishevë, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Malishevë 18.09.2021 – 23:47. Raportohet se nga familjarët është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar në QKMF. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.