Dërgohet pa shenja jete një person në spital të Deçanit, dyshohet për vetëvrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan është sjellë një person pa shenja jete,

Në lidhje me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në shikimin e vendit dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.

Ndërkohë, është konsultuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.