Prishtinë

Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, Policia nis hetimet

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:20 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

VIDEO BONUS: Deni Hameli: Skiatorët të jenë të kujdesshëm, të mos skijojnë jashtë pistave të rregulluara të skive