Një persona është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë, pasi që të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte në shtëpinë e tij.

Policia nuk ka dhënë më shumë informata, por thotë se viktima është nga fshati Gremnik i Klinës. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.