Drenica mori pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Vëllaznimit dhe ka mbetur lidere në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja e xhiros së 23-të u luajt të premten në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vëllaznimi i organizon ndeshjet si vendase.

Drenica mbetet e para, tani me 46 pikë.

Vëllaznimi doli nga pozita e tretë në pozitën e dytë, falë edhe humbjes së Trepçës ’89 nga Trepça.

Vëllaznimi i ka 41 pikë, ndërsa 89-shi bie në vendin e tretë me 40 pikë.

Trepça e ka fituar derbin e Mitrovicës 2:0 ndaj Trepçës ’89.

Trepça ishte vendase, por takimi u zhvillua në stadiumin e 89-shit, “Riza Lushta”, të premten pasdite.

40 pikë i ka edhe Liria në vendin e katërt, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Trepça tani i ka 38 pikë në pozitën e pestë. Trepça ’89 mbetet me 40 pikë, por bie në vendin e tretë.

Gabriel Sylas dhe Kamo Hoala shënuan golat e fitores për Trepçën. Dy golat u realizuan në pjesën e parë.