Derbi Prishtina – Drita do të shtyhet
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Rezultatet befasuese dhe lufta e madhe në fushë dëshmon se këtë vit do të kemi një garë mjaft joshëse, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë edhe këtë herë telashe nuk janë se munguan. Në javën e parë ndeshja Malisheva – Ballkani është shtyre për shkak që Ballkani po merr pjesë në garat e Conference Leagu, ku ka siguruar edhe “Play –offin”.
Ky kualifikim ka shkaktuar një tjetër telashe “të ëmbël”.
Sfida e javës së tretë ndërmjet Prishtinës e Dritës që është paraparë të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet pritet të shtyhet.
Pikërisht në atë ditë luhet takimi kthyes ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit e kur dihet se në Kosovë vetëm një stadium i plotëson kriteret ndërkombëtare, atëherë Prishtina është e detyruar te pres për ta zhvilluar ndeshjen e vet me Dritën.
Gjithsesi, Federata pritet të dal shpejt për të caktuar një datë të re të kësaj ndeshjeje.