​Lazio ka marrë pikët e plota në “Olimpico”, duke triumfuar 1-0 ndaj Empolit

Valon Berisha ka dal triumfues në derbin e shqiptarëve në Serie A, pasi Lazio e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, e mundi 1-0 skuadrën e mesfushorit të Shqipërisë, Frederik Veseli.

Valoni, që sot mbushi 26 vjet, ishte titullar kundër Empolit.

Ai ndihmoi skuadrën me paraqitje fantastike për 77 minuta sa ishte në lojë, derisa golin e tri pikëve e realizoi Felipe Caicedo në minutën e 42’ nga penalltia.

Për dallim nga Berisha, Veseli luajti gjithë ndeshjen, por nuk arriti të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Pas kësaj fitore, skuadra e Berishës ka shkuar në kuotën e 38 pikëve dhe ka hyrë në zonën Champions, derisa Empoli i Veselit gjendet në pozitën e 17, afër zonës së rrezikshme, me vetëm 18 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjeve.