Dera e cila iu frikëson më së shumti, tregon diçka të rëndësishme për personalitetin tuaj

“Shpella në të cilën keni frikë të hyni, mban thesarin që kërkoni”.

Clifford N Lazarus, psikolog i licencuar dhe drejtor i Institutit Lazarus, shkroi në revistën ‘Psychology Today’ se “shumica e njerëzve kanë frikë dhe ankth. Shpesh ato janë përgjigje adaptive dhe racionale emocionale”.

Sipas tij, në shumë raste, frika dhe ankthet nuk janë adaptuese ose racionale, transmeton lajmi.net.

Andaj, ai bënë thirrje të Ballafaqoheni me frikën tuaj dhe të përzgjedhni një nga dyert e mëposhtme, e cila iu frikëson më së shumti. Nga kjo, ju mund të kuptoni diçka të rëndësishme nga personaliteti juaj.

1. Hyrja e parë

Nëse ju zgjedhni këtë derë, jeni një person i vërtetë. Zakonisht, nuk merrni vendime të ngutshme. Ju gjithmonë vendosni vlerat dhe etikën mbi të gjitha.

2. Hyrja e dytë

Personat që frikësohen nga kjo hyrje, e duan jetën. Megjithatë, ata janë të frikësuar nga e panjohura dhe nga vdekja.

3. Hyrja e tretë

Shpella e akullt është një thirrje për ngrohtësi. Ju frikësoheni nga lëndimet emocionale dhe, kësisoj, edhe preferoni të qëndruarit vetëm.

4. Hyrja e katërt

Frika prej hyrjes në kabinën prej drurit nënkupton edhe frikë ndaj të qenit i varfër. Ju gjithashtu jeni edhe besnik e të vërtetë.

5. Hyrja e pestë

Nëse tuneli ju frikëson, atëherë ju keni probleme emocionale. Shpeshherë keni vështirësi në të shprehur dhe në të zbuluar se çfarë dëshironi në jetë.

6. Hyrja e gjashtë

Ngjyra e kaltër e derës së hyrjes së gjashtë shpeshherë tregon se ju jeni të fokusuar dhe dini se çfarë dëshironi.