Deputetja ndjek shembullin e Bali Muharremajt, e dhuron rrogën e shkurtit për Fondin e Sigurisë

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pas gjestit të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për të dhënë rrogën për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se rrogën e muajit shkurt do ta kalojë tek ky fond.

Shkrimi i plotë:

Ajo çfarë filloi sot Bali Muharremaj është obligim i secilit prej nesh.

Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë.

Prandaj edhe unë, rrogën e muajit shkurt do ta kaloj tek Fondi për Siguri.

Është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë!